Vokrri në Francë për miqësoren me Senegalin

Fadil Vokrri në Francë. Këtë herë udhëtimi i tij nuk është bërë vetëm për të vizituar familjen e tij. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës pritet të takohet me drejtues të Federatës së Futbollit të Senegalit, për aranzhimin e miqësores së parë të Kosovës.

Ditë më parë, përzgjedhësi i kësaj Kombëtare, Alain Giresse vizitoi Prishtinën, me ftesë të FFK-së. “Vokrri ka udhëtuar në Francë dhe atje do të mundohet të bisedojë më Përfaqësuese nga afër. Senegali është njëri prej kundërshtarëve të mundshëm”, deklaroi nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi për Arenën.

Sipas tij, në opsion janë edhe Kombëtare tjera. “Ne u kemi bërë kërkesë edhe Senegalit, por edhe Hungarisë. Kemi tentuar edhe me Kombëtare tjera si psh SHBA-të, por të gjitha i kanë aranzhuar më herët. Bile disa nga to kanë caktuar miqësore edhe për qershor. Besoj se deri të mërkurën do të kemi më të qartë se me kë do të luajmë”, shtoi ai. Në anën tjetër, zëdhënësi i FFK-së, tha se Fadil Vokrri ka udhëtuar drejt Francës, ku më pas do të shkojë edhe në Belgjikë e Zvicër./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button