“Jo bashkëpunim ushtarak me Rusinë nëse nuk i zbaton detyrimet në Siri”

Qeveria amerikane ka deklaruar se nuk do të bëjë asnjë bashkëpunim ushtarak me Rusinë përderisa nuk i zbaton detyrimet e saj në lidhje me Sirinë dhe regjimin i Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, në konferencën ditore për media ka folur rreth gjendjes aktuale në lidhje me armëpushimin në Siri dhe qëndrimit të regjimit të Asadit dhe Rusisë.

Earnest kritikoi Rusinë për moszbatimin e shumë detyrimeve në kuadër të marrëveshjes për ndalimin e luftimeve në Siri, si dhe për mosushtrimin e presionit të mjaftueshëm ndaj regjimit të Asadit për t’i dhënë fund dhunës. “Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim mes nesh dhe Rusisë derisa rusët nuk i zbatojnë detyrimet e tyre në lidhje me Sirinë”, theksoi Earnest.

Duke theksuar se përgjegjësia për bombardimin e autokolonës së ndihmave humanitare në Halep bie mbi Rusinë, zëdhënësi Earnest tha se në zonë nuk ka asnjë avion që i përket koalicionit apo SHBA-ve. “E dimë se atë e kanë bombarduar ose rusët, ose regjimi i Asadit. Në çdo mënyrë, përgjegjësia bie mbi Rusinë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se ende janë duke vazhduar të bisedojnë me Rusinë nëse në Siri ka ndonjë gjasë për armëpushim ose jo, duke vlerësuar se dhjetë ditëve të fundit Rusia e ka keqpërdorur besimin e ndërkombëtarëve.

Duke folur edhe për përpjekjet ushtarake të Turqisë në kuadër të luftës kundër DAESH-it, Earnest tha se “Kemi arritur përparim serioz kundër DAESH-it në Irak dhe përparim tejet të madh në Siri. Veçanërisht, me rëndësi është fakti që zonat kritike në kufirin Turqi-Siri janë pastruar.”

Ndryshe, më 19 shtator në rajonin Urm el-Kubra të Halepit u ndërmor sulm ajror ndaj autokolonës së OKB-së dhe Gjysmëhënës së Kuqe Siriane, ndërkohë që u njoftua se sulmi është realizuar nga avionët e regjimit të Asadit ose Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button