Erdogan: Fëmiun tim nuk do e njihja po të përfshihej në korrupsion

Kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan ka thënë të premten se ai nuk do të toleronte korrupsionin edhe nëse djali i tij do të ishte i përfshirë në të.

Duke folur gjatë një ngjarje në Stamboll që shënon përvjetorin e 100-të të shkollave të larta të njohura si Imam Hatip, Erdogan ka thënë: “Ne duhet të llogarisim veten para se të merremi në llogari (në Ditën e Gjykimit).”

“Më lejoni të jem i qartë, në qoftë se njëri nga fëmijët e mi do të ishtë përfshirë në korrupsion, unë nuk do e njohja atë asesi,” ka thënë ai.

Erdogan është shprehur kështu në vazhdën e hetimeve për korrupsion, që çuan në arrestimin e bijve të tre ministrave të cilët më vonë u zëvendësuan si pjesë e një riorganizimi të madh të kabinetit, shkruan “Mesazhi”.

Gjatë kësaj ngjarje, Erdogan falenderoi udhëheqësit aktualë turk dhe ata që ishin më herët, si dhe anëtarët e Partisë së tij AK të cilët kanë kontribuar në formimin dhe ringjalljen e shkollave Imam Hatip.

Erdogan përmendi gjithashtu disa ndryshime të fundit në lidhje me muslimanët në Turqi të tilla si heqja e ndalimit për bartje të shamisë në institucionet shtetërore dhe organizimin e kurseve fakultative në shkollat fillore dhe të mesme për Kur’an dhe për jetën e Profetit Muhamed./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button