Davutollu: Uria si taktikë e luftës në Siri

Ministri i jashtëm turk Ahmet Davutollu ka thënë të premten se uria është duke u përdorur si një armë lufte në Siri, taktikë që të kujton kohën e Mesjetës.

“Ne jemi dëshmitarë të tragjedisë së parë më të madhe të shekullit 21, e krahasuar ndoshta me tragjeditë më të mëdha të shekullit të kaluar,” ka thënë Davutollu.

Fjalimi i tij erdhi pas komenteve të bëra nga studiues në Siri për Amnesty International, të cilët kanë thënë se njerëzit që gjenden në kampin e rrethuar Yarmouk në periferi të Damaskut, po mbijetojnë duke ngrënë bar dhe shkurre.

Davutollu kanë thënë se dhjetëra njerëz kishin vdekur nga uria në kampin Yarmouk brenda disa javëve të fundit.

Duke folur në takimin e dytë ministror të vendeve kufitare me Sirinë, Davutollu ka thënë se mijëra sirianë kanë qenë të detyruar të largoheshin për në Turqi, Jordan dhe Egjipt për të gjetur ushqim, ujë dhe mjekësi. Numri i refugjatëve sirianë vetëm në Turqi është rreth 700 mijë.”

I kryesuar nga Davutollu dhe Komisionieri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët, Antonio Gutierres, takimi u mbajt në një qenër akomoduese në Harran, provincë juglindore në Sanilurfa të Turqisë.

” Mbledhja e sotme në Harran përpara konferencës në Gjenevë është thirrje për komunitetin ndërkombëtar dhe mbarë njerëzimin,” ka thënë  Davutollu. ” Kjo është një thirrje që thotë: ” Mjaft. Le të mos heshtim përballë kësaj tragjedie të madhe humanitare të grave, fëmijëve dhe të moshuarve. “

Ai ka thënë se qytetet, shtëpitë dhe zemrat e fqinjëve të Sirisë janë të hapura për refugjatët. “Pa marrë parasysh se kush çfarë bën, apo zgjedh heshtjen, ne nuk do të heshtim përballë dhimbjes tuaj” ka thënë Davutollu./Mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button