Koreja e Veriut, vetëm 28 faqe interneti

Interneti është plot me lajme dhe komente për Korenë e Veriut, që nga testet e saj bërthamore e deri tek spekulimet për shëndetin e liderit Kim Jong Un. Por vetë kontributi i vendit komunist për rrjetin botëror është fare i vogël pasi raportohet se Koreja e Veriut ka vetëm 28 faqe interneti të regjistruara.

Ky numër është zbuluar nga inxhinier amerikan Matt Bryant, i cili i dërgonte vazhdimisht një kërkesë automatike serverit kryesor të Koresë së Veriut për akses në të gjitha faqet e internetit në këtë vend.

Normalisht, serveri është konfiguruar për të refuzuar kërkesa të tilla, por duket se ka gabuar duke zbuluar listën me 28 emra faqesh me domeinin “.kp”. Shumë prej këtyre faqeve i përkasin organizatave zyrtare si Komiteti për Marrëdhënie Kulturore apo agjencia detare, si dhe mediave shtetërore si gazeta “Rodong Sinmun”, organi i shtypit i partisë qeverisëse të punëtorëve.

Aktivitetet e liderit Kim Jong Un janë gjithnjë të pranishme në faqet e internetit në Korenë e Veriut, krahas lajmeve për rritjen e krimeve që kanë lidhje me drogën mes të rinjve tek fqinjët jugorë.

Raportohet se një temë që zë shumë vend në internetit të vogël të Koresë së Veriut është edhe kuzhina lokale që konsiderohet si më e mira në botë. Koreja e Veriut e kontrollon rreptësisht internetin në vendin e saj dhe këto 28 duket se janë faqet e vetme që qytetarët e saj mund të shohin nga rrjeti i gjerë global.

Koreja komuniste ka edhe një version të saj të internetit që njihet si intranet apo rrejt i brendshëm, por vetëm një pjesë e vogël e privilegjuar në vend mund ta shohin këtë, transmeton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. E vetmja kureshtje qe me ngjall ky postim eshte nese keto faqe kane nevoje per marketing apo sherbime SEO. Sepse persa i perket biznesit te krijimit te faqe webi duket se do kete shume sukses me keto ritme 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button