Vokrri nuk trembet! I kërkon miqësore Serbisë

Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka thënë se me dëshirë ndeshjen e parë miqësore, e cila pritet të luhet me 5 mars, do ta zhvillonte kundër Serbisë. Kurse, këtë deklaratë serbët po e llogaritin si provokim.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është hedhur në aksion që t’i siguroj sa më shpejtë një kundërshtar përfaqësueses së Kosovës, pas marrjes së lejes nga FIFA.

Kurse, kreu i FFK-së Fadil Vokrri me dëshirë ndeshjen e parë miqësore, e cila pritet të luhet me 5 mars, do ta zhvillonte kundër Serbisë.

“Kur para tre vjetësh kisha thënë se do të më pëlqente të luanim kundër Serbisë, e kisha seriozisht. Shumëkush në atë kohë mendonin se ishte një provokim, por tani gjërat janë më reale”, deklaroi Vokrri për gazetës serbe Kurir.

Përkundër dëshirës së numrit një të futbollit kosovar, kjo miqësore për momentin është e parealizuara.

“Unë ende dua që kjo ndeshje të zhvillohet, vetëm le të pranojë Federata e Futbollit e Serbisë dhe FIFA”, ka theksuar Vokrri.

Ai tregon se gjatë takimit në Zurich ka thënë se do të ishte mirë që ndeshja e parë të ishte Kosova kundër Serbisë, por Blatter ishte kundër për shkak të rrezikut të huliganizmit.

Ndërkohë, Kurir deklaratat e Vokrri i konsideron si provokuese, kur dihet se Serbia vazhdimisht e ka kundërshtuar ndërkombëtarizmin e futbollit kosovar.

Gana ose Senegali

Drejtuesit e FFK-së deri vonë kishin dy opsione për ndeshjen e 5 marsit: Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, ky opsion ka rënë pasi të dy përfaqësueset kanë gjetur kundërshtar. Turqit do të përballen me Suedinë, derisa amerikanët do të luajnë kundër Ukrainës.

Por, burime të Gazetës Express brenda FFK-së tregojnë se opsion janë Senegali dhe Gana.

Ndërkohë, të njëjtat burime tregojnë se përfaqësuesja e Ishujve Faro i është vetë ofruar kosovarëve për të zhvilluar miqësore

Lajme të ngjashme

Back to top button