Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk garantojnë zgjedhje të lira!

Ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor të cilat gjenden në procedurë parlamentare, nuk garantojnë vullnetin politik të partive për zbatimin e tyre në praktikë.

Eksperti juridik Osman Kadriu vlerëson se ndonëse parimet që u përfshinë në Marrëveshjen e partive politike për Kodin Zgjedhor garantojë zgjedhje të lira dhe demokratike, shanset që ato të zbatohen në praktikë ashtu sikurse shumë ligje të tjera, janë minimale. 

“Duke u nisur nga përvoja e deritanishme mund të konstatoj se pavarësisht nëse do të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me Marrëveshjen e arritur mes partive, përsëri shara do të has në gozhdë gjatë zbatimit e plotë të normave juridike të cilat dot ë jenë të inkorporuara në Kodin Zgjedhor”, vlerëson eksperti juridik Osman Kadriu për Portalb. 

Sipas Kadriut, parakusht për zgjedhje të lira dhe demokratike do të jetë pikërisht ndarja e pushtetit nga partia, respektivisht partitë politike në pushtet të mos shpërdorin burimet financiare dhe materiale për nevojat partiake. Pastrimi i listave zgjedhore gjithashtu, duhet të jenë ndër aktivitetet primare të ministrive përkatëse dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor, shton Kadriu. 

Në të kundërtën, sipas ekspertit juridik Osman Kadriu, Maqedonia përsëri do të përballej me falsifikim zgjedhjesh dhe do të reflektonte mungesë të pjekurisë politike. 

Dy ditë më parë, pas përpjekjesh të shumta, partitë më të mëdha parlamentare me përjashtim të PDSH-së Arritën marrëveshje për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndryshimet më të rëndësishme në Kodin Zgjedhor parashikojnë ndarjen e  partive nga pushteti, harxhimin transparent të mjeteve buxhetore si dhe donacionet të jenë të kufizuara deri në 50 mijë euro. Në rast shkeljesh parashikohen dënime me burg nga gjashtë muaj deri në 5 vjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button