Rita Ora prezanton modelin e ri të flokëve (FOTO)

Rita Ora mbërriti në Kanada ditën e martë, ku do të jetë prezente në sheshin e xhirimeve të “50 hijeve të Greit”, film në të cilin ajo do të luajë rolin e motrës së Christian Grey, Mias.

23-vjeçarja me origjinë kosovare dukej në një gjendje shpirtërore të shkëlqyer përpara përvojës së saj të parë kinematografike, ndërsa shkruajti në faqen e saj në “Instagram”: “Përshëndetje Vankuver”.

Këngëtarja, gjithashtu publikoi gjatë së premtes foto të modelit të saj të ri të flokëve dhe një tjetër imazh, në të cilën shfaqej duke puthur supermodelen Kate Moss, me rastin e 40-vjetorit të kësaj të fundit.

Një ditë më parë, Rita gjeti pak kohë mes axhendës së saj të ngjeshur edhe për t’u relaksuar buzë një pishine, nën rrezet e ngrohta të diellit në Los Anxhelos, vetëm disa orë përpara se të zhvendosej në Kanada.

Në formë të shkëlqyer, Rita duket se ka kaluar brenda pak ditësh zhgënjimin e ndarjes pas nëntë muajsh me DJ Calvin Harris, lajm që çifti konfirmoi zyrtarisht më parë gjatë kësa jave.

/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button