Bozhinovski ka vendosur: Ose në liri ose grevë urie deri në vdekje

Gazetari Zoran Bozhinovski, javën e kaluar ka nisur grevë urie në burgun e Shuto Orizares, por as avokatët dhe as Avokati i Popullit nuk janë njoftuar për këtë gjë, edhe pse është kërkuar nga Bozhinovski që të njoftohen, transmeton Portalb.

Për këtë ka njoftuar sot numri një i Shoqatës së Gazetarëve, Nase Selmani, që ishte i shoqëruar nga sekretari general i Federatës Europiane të gazetarëve, Rikardo Gutierez.

“Ne jemi të shqetësuar me gjendjen e tij shëndetësore, pasi që ai një javë të tërë nuk ka pranuar ushqim dhe ujë. Për një javë ka humbur 20kg dhe në ditë pranon dy herë infuzion që ta mbajë jetën”, tha Selmani.

Porosia e Bozhinovskit që e ka transmetuar nëpërmes avokatit është se, ose do të lirohet ose do të marrë fund jeta e tij në paraburgim.

SHGM i ka bërë thirrje gjykatëses Sandra Krstiq që ta shfuqizoj masën e paraburgimit, sepse në të kundërtën, siç tha Selmani, ajo do të jetë përgjegjëse për pasojat eventuale të shëndetit të gazetarit Bozhinovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button