SHBA-të testojnë snajperin e “zgjuar”

Ushtria amerikane është duke testuar një snajper të “zgjuar”, i cili mund të shënjestrojë vetë objektivin, pa u dashur që qitësi të jetë profesionist. 

Deri më tani, po testohet gjashtë modele snajperësh, të cilët kushtojnë secili nga 27 mijë dollarë. Snajperi në fjalë është i përbërë nga një tru kompjuteri, me të cilin shënjestrën objektivin.

Gjithashtu, falë rrezeve infra, shënjestra e snajperit mund ta ndjekë vetë objektivin, nëse ky është i lëvizshëm. Detyra e qitësit është më e thjeshtë se kurrë me këtë snajper.

Ai duhet vetëm të përcaktojë objektivin dhe të shkrepë më pas armën pa shumë mundim. Projekti për këtë snajper është marrë seriozisht nga ushtrua amerikane, e cila ka caktuar disa njësi të ndryshme ushtarake të Teksasit për të testuar armën. 

Sistemi i snajperit përbëhet nga një tru kompjuteri që përdor si sistem shfrytëzimi Linux-in. Dylbia e snajperit përmban sensorë që lidhen me kompjuterit dhe që mund të marrin të dhëna balistike, atmosferike, gravitacionale etj.

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images17/smart1.jpg?w=708

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images17/smart3.jpg?w=708

Lajme të ngjashme

Back to top button