fbpx

Pa-pa, Facebook!

Një raport i ri ka zbuluar se adoleshentët po e braktisin Facebookun gjithnjë e më shumë. Rrjeti më i madh social në internet tani ka 3 milionë të rinj më pak se më 2011

Një raport i ri është publikuar në internet, i cili thotë se rrjeti social Facebook, tani në vitin e tij të dhjetë të funksionimit, po humb adoleshentë me ritme jashtëzakonisht të shpejta.

“Tre vjet më parë, ne kemi publikuar një raport për demografinë dhe statistikat e Facebook-ut, i cili ka përfshirë gjininë, vendndodhjen, arsimimin dhe të tjera – veç në Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar DJ Saul nga iStrategyLabs. “Së fundi, ne kemi analizuar përsëri platformën e reklamimit social të Facebook-ut për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht që nga analiza e fundit dhe për të shikuar shifrat prapa shumë pohimeve të fundit: miliona adoleshentë po braktisin rrjetin”.

Këto shifra, të prezantuara në një grafik që krahason përdoruesit nga janari 2011 dhe janari 2014, tregojnë se numri i adoleshentëve të moshave 13-17 vjeçare në Facebook ka rënë për 25.3 për qind. Numri i nxënësve të shkollave të mesme gjatë të njëjtës periudhë ka rënë për plot 58.9 për qind. As ai studentëve universitarë nuk ka rezultuar më mirë, me një rënie prej 59.1 për qind.

Sikur me të gjitha raportet, është e rëndësishme të kihet parasysh burimi i të dhënave. Këto nuk janë shifra zyrtare të Facebook-ut, por vetëm shifra të nxjerra nga platforma reklamuese e rrjetit.

I kontaktuar nga The Daily Beast pas publikimit të raportit, një zëdhënës i rrjetit social ka thënë se Facebook “aktualisht nuk ka të dhëna të reja për të raportuar. Ne mbesim të përqendruar për të mundësuar një përvojë tërheqëse për tërë përdoruesit tanë, duke i përfshirë edhe adoleshentët”.

Lajme të ngjashme

Back to top button