Neymar humb Cityn në Champions?

Testet e zhvilluara sot kanë lënë të kuptohet se sulmuesi brazilian ka ndrydhur kyçin e këmbës së djatht në ndeshjen e djeshme të zhvilluar përballë Getafes.

Barcelona ka konfirmuar se Neymar do të mungojë për tre deri në katër javët e ardhshme, pasi që braziliani ka ndrydhur kyçin e këmbës.

Trajneri Gerardo Martino edhe dje konfirmoi se lëndimi nuk është aq i rëndë sa dukej, ndërsa sot pas kontrolleve të bëra nga mjekët është konfirmuar kjo periudhë e lëndimit.

Ende nuk dihet nëse ai do të jetë në gjendje të kthehet me kohë për sfidën e Champions League që Barcelona e zhvillon përballë Manchester City muajin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button