Ademi konfirmon, BDI përgatitet për zgjedhje të parakohshme

Këto ditë Bashkimi Demokratik për Integrim, do të merr vendim nëse do të pranojë ose jo zgjedhje të parakohshme parlamentare në ditën e njëjtë kur do të mbahen edhe zgjedhjet për kryetarë të shtetit. Ministri Abdylaqim Ademi ka konfirmuar sot shkrimet në gazetat në gjuhën maqedonase se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka ndërruar mendjen për zgjedhjet e parakohshme

“BDI shpesh herë e ka thënë qëndrimin e saj, që gjithmonë është e gatshme për të marrë pjesë në zgjedhje, por vendimin për të pasur zgjedhje të parakohshme ende nuk e ka shqyrtuar dhe nuk ka miratuar një vendim të tillë. Sigurisht që kryesia Qendrore do të diskutojë dhe vendimi gjithmonë do të jetë në funksion të implementimit të programeve dhe prioriteteve tona, por edhe në interes të qytetarëve dhe të Republikës së Maqedonisë. Kështu që për momentin nuk kemi vendim për zgjedhje të parakohshme, kur do të marrim vendim, cili do që të jetë ai vendim për të mbajtur ose për të mos mbajtur zgjedhje të parakohshme ne këtë do ta bëjmë publike”, deklaroi Abdylaqim Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button