Qeveritarët nuk thyhen, “Fokus” duhet t’i paguaj 9 mijë euro Mijallkovit

Gazeta ditore “Fokus”, duhet t’i paguaj 9 mijë euro si dëmshpërblim, drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, për dëmtimin e imazhit të tij, harxhimet  gjyqësore dhe honoraret e avokatit të tij.

Siç informon gazeta “Fokus”, Gjykata Themelorë Shkupi 2, ka sjell aktgjykim me të cilën kryeredaktorja e gazetës Jordanka Kostova është dënuar me 5 mijë euro, gazetari Vllado Apostollov më një mijë euro, ndërsa ata duhet që t’i paguajnë edhe harxhimet gjyqësore të avokatit mbrojtës të Mijallkovit, Antonio Apostollovski në vlerë prej 3.312 euro.

“Në procesin gjyqësor ak qenë edhe ish ambasadori i Maqedonisë në Ceki, Igor Ilievski, i cili duhet t’i paguaj Mijallkovit 10 mijë euro”, shkruan “Fokus”.

Lajme të ngjashme

Back to top button