Një shtetas shqiptar dhe një maqedonas kapen me 6 kg marihuanë

Një shtetas shqiptar si dhe një maqedonas nga Ohri janë arrestuar mbrëmë nga policia në fshatin Vitolishtë të Prilepit gjatë tentimit për të trafikuar lëndë narkotike drejt Greqisë. 

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi shqiptar me inicialet E.B dhe që identiteti i tij nuk është zbuluar me ndihmën e GJ.F, 47 vjeç nga Ohri po udhëtonte drejt kufirit grek me një makinë dhe pas ndalimit nga një patrulle policie është gjetur 6 kilogram drogë e llojit marijuanë. 

Qytetari i Ohrit ishte shoferi i makinës “Golf” dhe se ai më pas ka pranuar se me ndihmën e shtetasit shqiptar kishin siguruar drogën në Shqipëri dhe tentimi i tyre ishte për kalimin e saj në Greqi. Ata menjëherë janë arrestuar dhe se ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button