fbpx

Magjistralja Tetovë- Gostivar një rrugë me të çara dhe pa mburroja anësore

Magjistralja Tetovë-Gostivar, mjë aks i rëndësishëm rrugor i koridorit 8, është shndëruar në një nga rrugët më të rezikshme me numrin më të madh të aksidentëve rrugore.

Tani më kjo rrugë më së paku i ngjanë një magjistrale të mirëfilltë. Pjesa e asfaltit nga njëri skaj në tjetrin ka deformime të mëdha, diku edhe të çara.

Magjistralja me nam për ngarjen e makinave, duket si një rrugë e zakonshme fshati, ku njerëzit dhe kafshët mund të kalojnë lirshëm nga njëra anë në tjetrën të rrugës, pa vrarë mendjen për rezikun e madhë nga kultura e dobët e vozitësve në komunikacion.

Në cdo pjesë të rrugës, veçanërisht në afërsi ët fshatrave janë larguar mbrojtëset e rrugës. Këtij problemi vite me radhë nuk i ëhstë kushtuar rëndësi duke e lënë pas dore njërën ndër rrugët më të frekuentuara, magjistralen Tetovë-Gostivar.

Në këtë aks rrugor çdo ditë regjistrohen aksidente të cilët i shkaktojnë kafshët pasi që nuk ka mburroja prej metali.

Policia e Tetovës, konfirmon mungesën mburrojeve prej metali, dhe si pasojë janë shkaktuar shumë incidente për shkak të lëvizjes së lirë të qenvce endacak dhe kafshëve të tjera.

“Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar rëndë apo të vdekur, por dëmet materiale nga aksidentet e këtilla të shkaktuara janë të  mëdha. Fatkeqësitë e këtilla shpeshherë kanë ndodhur edhe për shkak të mungesës së mburrojës në autostradë dhe për këtë shkak qentë endacak lirshëm hynë në rrugë, kjo  ndodh sidomos në hyrje të fshatit Zherovjan për në Tetovë, ku mburroja është e shkatërruar ose fare nuk ekziston. As në rrugën prej Tetove për në Karpallëk situata nuk është më e mirë , ku shumë shpesh ndodh që të hasësh në qen endacak në të dyja drejtimet”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë. 

Ndërkaq, drejtori i ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” Gajur Kadriu thotë se në fund të vitit të kaluar janë bërë analiza se ku ka nevojë për vendosjen e mburrojave.

“Në fund të vitit të kaluar është bërë analizë në të gjitha autostradat e Maqedonisë se ku ka nevojë për vendosje të mburrojave. Jo vetëm në autostradën Tetovë-Gostivar dhe Tetovë-Shkup, por edhe në autostradat tjera janë bërë analiza se ku ka nevojë për këta mburroja nga ana e sekcioneve të ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë. Këto analiza janë dërguar në qeveri, ministrinë e transportit në bazë të programit tonë dhe shpresojmë se do të parshihen mjete, për të pasur autostrada më të sigurta”, tha Gajur Kadriu./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button