Milloshoski: Kandidatin për president nuk do ta zgjedh BDI

Nga BDI përveç promovimit të principit për kandidat konsensual nuk kanë dhënë asnjë propozim deri te VMRO-DPMNE, thotë në intervistë për Republika deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski.

Për çdo rast, vendimin përfundimtar do ta kenë anëtarët partiak dhe un mendoj se kjo është mënyrë e drejtë për zgjedhje të kandidatit, tha Milloshoski.

“Ermira Mehmeti dhe funksionar të tjerë të BDI-së mund të kenë mendim të vetin, simpati apo antipati ndaj ndonjë politikani, por si anëtarë të udhëheqësisë së një partie tjetër nuk duhet të kenë të drejtë më të madhe vendimmarrëse për kandidat të VMRO-DPMNE-së nga vet anëtarët e partisë tonë, deputetët dhe udhëheqësisë partiake. Mesazhet publike të BDI-së se kanë diçka kundër Ivanovit dhe se nuk do ta përkrahin nëse kandidohet sërish për president janë pranuar si një fyerje e pabazë. Deklaratat publike duken si ndërhyrje në punët e brendshme të VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Milloshoski.

Lajme të ngjashme

Back to top button