Moti sot në Maqedoni

 Moti paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa nga mesdita do të fryjë erë e kohëpaskohshme veriperëndimore dhe vranësira do të zvogëlohet.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri në 23 gradë Celsius.

Në Shkup, paradite mot me vranësira të ndryshueshme, ndërsa gjatë ditës vranësira do të zvogëlohet. Do të fryjë erë mesatare e përforcuar veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.

UV indeksi do të jetë 5.

Prej nesër, moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me mëngjese të freskëta, në vendet më të larta edhe të ftohta. Të dielën pasdite do të ketë kushte për shi të shkurtër lokal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button