Aliu: Ligji për administratorët është anti-shqiptar, VMRO nuk pyet BDI-në

Partia Demokratike Shqiptare sot në Kuvend kërkoi tërheqjen e dy ligjeve për administratë dhe sektorin publik të cilët janë në lexim të dytë në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhëniet mes bashkësive.

“Ligjet i diskriminojnë shqiptarët. Janë ligje të cilat janë përgatitur në shtabin e partisë VMRO-DPMNE dhe nuk janë konsultuar aspak me partnerin e tyre shqiptar, Bashkimi Demokratik për Integrim” tha sot Gazmend Aliu, deputet i PDSH-së.

Sipas tij, nga viti 2008 deri në vitin 2013 janë punësuar rreth 50 mijë maqedonas ndërsa gjatë kësaj periudhe shqiptarët janë barabartësuar me etnitetet e tjera.

“Vetëm tre-katër mijë shqiptarë janë punësuar dhe atë së bashku me etnitetet e tjera” potencoi Aliu.

Nga ana tjetër, deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nexhati Jakupi tha se asnjë punësim nuk shkon pa konsultimin e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Punësimet në bazë të planeve vjetore të institucioneve duhet të marrin pëlqimin e Sekretariatit për MO, me këtë përmirësohet përfaqësimi i shqiptarëve” tha  mes tjerash Jakupi.

Njëkohësisht, ministri Ivo Ivanovski nuk iu përgjigj pyetjes së Gazmend Aliut për përfaqësimin katastrofal të shqiptarëve në ministrinë e tij, që mezi arrin 1 ose 2 përqind.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button