Maqedoni, do të ndalohen bastoret e huaja në internet

Nga fundi i marsit apo fillimi i prillit në Maqedoni do të organizohen internet lojëra të fatit. Për këtë qëllim tashmë është zgjedhur një kompani e huaj, e cila veçmë ka investuar kapital për realizimin e projektit, ndërsa do të formohet edhe subjekti vendor – Video llotaria shtetërore e cila do t’i organizojë lojërat.

Zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjeorgjiev në konferencën e sotme për shtyp informoi se në thirrje publike ndërkombëtare për tërheqjen e kapitalit të huaj për realizimin e këtij intervenimi afarist është zgjedhur kompani “Austria kazino” e cila duhet të investojë gjashtë milionë euro për realizimin e projektit.

Video lotaria shtetërore do të formohet nga ana e dy partnerëve, “Austria kazino” dhe Lotaria shtetërore e Maqedonisë e cila do të ketë 51 për qind nga pronësia.

Javën e ardhshme pritet që Video lotaria shtetërore si subjekt juridik të regjistrohet në Regjistrin qendror pas çka në 60 ditët e ardhshme do të përfundohen edhe punët e tjera për organizimin e këtyre lojërave. Pas rifunskionimit të Video lotarisë shtetërore në periudhë prej dy vjetëve do të ndërmerren masa që të ndalohet funksionimi i sajteve të huaja të cilat ofrojnë lojëra të tilla të fatit.

Sipas analizave të bëra, deri tani nga Maqedonia në bazë të internet lojërave të fatit janë derdhur disa milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button