Shkëndija dhe Shkupi fituan raundin e parë

Skuadrat e Shkëndijës dhe Shkupit janë ekipet shqiptare që kanë siguruar fitore si mysafire në ndeshjen e para të 1/8 së Kupës së Maqedonisë, ndërkohë Vëllazërimi edhe pse kishte epërsi, nuk arriti ti bëjë ballë kampionit të Maqedonisë Vardarit duke humbur me rezultat 1:3. Edhe Renova është mposhtur, ku në Manastir ka luajtur kundër Pelisterit,e ndeshja përfundoi me rezultat 2:0.

Shkëndija kishte detyrë të vështirë në letër, por të lehtë në fushë, pasi më lehtë se sa është pritur e ka mundur 2:0 skuadrën e Rabotniçkit, ndaj të cilëve vitin e kaluar luajti në finalen e Kupës ku edhe e fitoi atë për herë të parë në historinë e klubit. Golat për Shkëndijën ishin vepër e Armend Alimit dhe Marija Radeskit.

Skuadra e Shkupit luajti në Strumicë si mysafire e skuadrës lidere në Ligën e Dytë, Akademija Pandev. Shkupi pati ne vojë për 82 minuta për të shënuar golin e fitores, ndërsa përsëri ishte vepër e mbrojtësit veteran Dimitrija Llazarevski, futbollist ky i cili në fundjavë i siguroi fitoren e parë Shkupit.

Rezultatet: 1/8 e finales: Akademija Pandev – Shkupi 0:1, Rabotniçki – Shkëndija 0:2, Pelisteri – Renova 2:0, Vëllazërimi – Vardari 1:3, Sileksi – Horizont Turnova 2:1, Novaci – Pobeda 1:2., Metalurgu është i lirë. Ndeshjet kthyese do të luhen me 12.10.2016. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button