Shkupi ka kampion në “Bodybuilding”, ai është Bujar Ibraimi

Në fundjavën që lamë pas janë organizuar garat shtetërore “Atleti i Maqedonisë 2016”, të organizuara nga Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Maqedonisë, ku në mesin e shumë garuesve ishte edhe Bujar Ibraimi, 18 vjeçari nga Shkupi.

Bujari në një konkurrencë tejet të madhe arriti që të del i pari në kategorinë “Men’s Physique Junior”  deri në moshën 23 vjeçe.

1

Bujar Ibraimi është shembull për të gjithë të rinjtë jo vetëm nga Shkupi por edhe më gjërë, duke dëshmuar se me disiplinë të madhe, përkushtim dhe synime të qarta vijnë edhe sukseset. Ajo që është më me rëndësi, Bujari ka treguar edhe atë se dëshira për të pasur gjithmonë një super fizik dhe organizëm të shëndetshëm arrihet vetëm me punë.

Interesimi për këtë sport viteve të fundit gjithnjë e më shumë po rritet dhe po merr hov të madh nga të gjitha moshat, ndërsa interesim të madh ka edhe te gjinia femërore.

Bujar Ibraimi me mbështetësit e tij
Bujar Ibraimi me mbështetësit e tij

Bujari pas kësaj fitore shprehet i kënaqur me suksesin e arritur dhe falënderon Zotin, familjen, shoqërinë  dhe të gjithë mbështetësit për besimin e dhënë gjatë gjithë kohës. /Portalb.mk/

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button