Hasanbeg, ja sa familje do të kompensohen

Komisioni për vlerësimin e dëmeve ka përfunduar listën për dëmet materiale. Sipas kryetarit të këtij komisioni Ejup Alimi numri i familjeve të dëmtuara që do të kompensohen është 4693, transmeton Alsat-M.

Në një bisedë telefonike për Alsat, Alimi njoftoi se lista është dërguar në ministrinë e Financave , institucion ky që duhet të kryejë kompensimin.

Ndërkohë, në terren shumë banorë po përballen me problemin e xhirollogarisë për shkak të borxheve që kanë dhe nuk po arrijnë të marrin paradhënien e qeverisë prej 500 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button