Struga nuk do lejojë udhërëfyes turistik pa kulturën dhe gjuhën shqipe

Në bazë të vendimit të Qeverisë, Ministria e Kulturës ngarkohet të vendosë 20 pajisje unifikuese, kulturoro- informative në disa komuna të vendit, që do të shërbejnë si pika informative për shpërndarjen e ofertës turistike dhe kulturore të Republikës së Maqedonisë.  

Për Komunën  e Strugës janë parashikuar dy pajisje të tilla urbane, prandaj nga kjo ministri i rekomandojnë  kësaj komune  që në afat prej 30 ditësh të japë pëlqim për vendosjen e pajisjeve urbane, konkretisht dy objekte montazhë, që do të shërbejnë si pika informative për kulturën dhe turizmin në Republikën e Maqedonisë.  

Meqë në këtë Lajmërim nuk është e specifikuar se në çfarë gjuhe do të bëhet ky lloj prezentimi dhe nga ajo që kemi parë nëpër komunat tjera  të vendit,  administrata komunale e Strugës, ka kërkuar  sqarim nga Ministria e Kulturës për disa cështje që lidhen me prezantimin e kulturës shqipatre.

për të qenë pjesë e këtijë projekti të Ministrisë së Kulturës, Komuna ë Strugës kërkon sqarim për disa cështje si:

A do të pasqyrohet karakteri multietnik i Komunës së Strugës, gjegjësisht a do të zë vend edhe kultura dhe simbolet shqiptare në këtë projekt?

A do të respektohet gjuha shqipe në materialet të cilat do të shpërndahen nga këto pika informative?

Në shfrytëzim të kujt do të jenë këto objekte?

“Në rast se për pikat e lartëpërmendura nuk gjejmë sqarimin e duhur, ose nëse nuk do të respektohen gjuha, kultura dhe simbolet shqiptare në këtë lloj aktivitet, atëherë komuna e Strugës nuk do të japë pëlqim dhe nuk do të lejojë aktivitete të tilla të karakterit një etnik të zhvillohen në territorin e Komunës së Strugës, ashtu siç zhvillohen në komunën e Ohrit, Qytetin e Shkupit  e të tjerë”, thuhet në komunikatën e shërbimit për informim të Komunës së Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button