fbpx

Ambasada shqiptare: Procedura e marrjes së nënshtetësisë kërkon kohë

Përderisa qytetarët që kanë aplikuar tani më disa muaj kanë filluar të ankohen në lidhje me mos-kthimin e përgjigjes për marrjen e nënshtetësisë shqiptare, nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup, shkurt për Portalb bëjnë të ditur se nuk kanë prononcim për media.

“Nuk kemi prononcim për media sa i përket aplikimeve për nënshtetësi shqiptare, pasi që është procedurë që kërkon kohë më shumë se një vit”, thuhet shkurt nga kjo Ambasadë duke mos u përgjigjur në serinë e pyetjeve të Portalb pse banorët mbeten të painformuar duke pasur të drejtë ta dinë çfarë ndodh.

Lajme të ngjashme

Back to top button