fbpx

Hiseni: Prokuroria hesht për ligjshmërinë e Car Dushanit

Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni theksoi se Prokuroria nuk ka kthyer asnjë përgjigje lidhur me paligjshmërinë e përmendores së Car Dushanit në Shkup.

Disa shoqata dhe institute shqiptare në organizim të Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni (SHKSHM) dorëzuan pranë prokurorisë në Shkup një fletëparaqitje penale për vendosjen ilegale të përmendores së Car Dushanit dhe paligjshmërisë së saj, si dhe kundër monumenteve që nxisin urrejtje, përçarje dhe krijojnë shqetësime tek shqiptarët dhe etnitetet e tjera. 

“Në emër të gjithë qytetarëve që na mbështetën  në qëllimin tonë të mirë për mënjanimin e dukurive negative si provokim i nxitjes së urrejtjes dhe acarimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare në shoqërinë tonë demokratike, Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni publikisht falënderon ndikimin e faktorit ndërkombëtar në mbështetjen tonë të drejtë si dhe vullnetin e mirë të komunitetit maqedon në krye me komunën Qendër të Shkupit të cilët duan të dëshmojnë se në këtë komunë nuk ka vend për parregullsi dhe shkelje të ligjit. Por, Prokuroria edhe sot e kësaj dite akoma nuk ka kthyer asnjë përgjigje nga fletëparaqitja penale e dorëzuar nga ana jonë”, thekson SHKSHM.

Sipas saj, politika proserbe e Qeverisë Gruevski ka irrituar edhe fqiun bullgar si dhe ate shqiptar. 

“Është për të përshëndet se komuniteti maqedon dëshiron të ruaj identitetin kombëtar të tyre dhe nuk dëshiron të asimilohen në serb. Maqedonasit perspektivën e tyre e shohin sipas përrallës së vjetër: “afër detit, afër mbretit” në rrugën integruese dhe jo në rrugën e banovinës së Vardarit të regjimit serb. Vetëdijesimi reciprok i qytetarëve të dy etniteteve më të mëdha në Maqedoni është një hap më afër të Evropës pa kufi. Vlen për të theksuar se subjektet politike kësaj radhe duhet të marrin shembull nga sjellja e qytetarëve dhe të ndërpresin manipulimet në frymën nacionaliste me të cilën vrasin ardhmërinë e popullit dhe kombit që përfaqësojnë”, thekson SHKSHM, duke shprehur mirënjohje për informimin nga mediat e vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button