Guralec në këpucën e regjimit

Vasil Mickovski, kolumnë – “Shkatërrimi i Ivonës”, Sloboden Peçat
Rënia e Ivona Talevskës do të thotë dy çështje – makina e gënjeshtrave të regjimit dhe manipulimet mbesin pa një vidhë, e disa njerëz nga regjimi fituan guralec në të mbathura të cilin tani duan ta humbin.

Jadranka Kostova, kolumnë – “Parti ose shoqatë kriminelësh!?”, Fokus
Drejtori i Qendrës për komunikim me mediumet e dashura, Ilija Dimovski, ka pasur vuajtje të mëdha. Paramendoni, “nuka paska qenë fer” që një pjesë e vogël nga mediumet nuk luajnë sipas orkestrimit tyre, të çojnë zërin kundër të parët opozitarë çdo ditë! Nuk paska pasur balans në tekstet e tyre!

Stojan Andov, kolumnë –“ Iniciativa e BDI-së i vë në siklet kryesite e VMRO- DPMNE  dhe LSDM”, Fokus
Ardhmëria politike e Pendarovskit do të jetë më e mirë nëse tani nuk do të sakrifikohet dhe vendoset në krye të rezistencës kundër iniciativës së BDI-së . Kjo ka të bëjë me cilin do kandidat të LSDM-së.

Sinoliçka Trpkova, kolumnë –“Atdheu si së llum në shpirt”, Fokus
Shumicës këtu u pengojnë mendimet e tanëve nga jashtë. I gjykojnë sepse janë larguar dhe na kanë lënë kur e kemi pasur më rëndë. Se nuk kanë qenë patriotë – se janë çfisnuar.

Xhelal Hoxhiq, kolumnë – “Fushatat e zeza të regjimit, Fokus
Pushtetmbajtësit bëjnë vlerësim i cili duhet të jetë në qitje, e urdhri jepet deri te mediumet pro- regjime që funksionojnë si vegël në luftën me kundërshtarët politik.

Naum Kotevski, editorial – “ Të habitur pas rregullores së harmonizuar zgjedhore”, Utrinski Vesnik
Problemi ynë nuk qëndron te pyetja se vallë opozita tani po i humb të gjitha argumentet për bojkot eventual të zgjedhjeve, ose nëse pushteti ka lëshuar, por se si institucionet të bëhen imune ndaj dëshirës së sëmurë por dominim mbarëpartiak.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Lufta botërore dhe e vendit për liri”, Utrinski Vesnik
Gazetarë tanë formuan një lidhje të re esnafësh të apologjetëve në mbrojtje të qeverisë nga kolegët e tyre gazetarë, të cilët në kushte më se të vështira e mbrojnë nderin e profesionit. Këta gazetarë janë etiketuar si armiq dhe tradhtarë të atdheut.

Todor Pendarov, kolumnë  – “Kush po luan me revizorin”, Utrinski Vesnik
Deri tani  nuk ka pasur tentim më të ashpër të entit shtetëror për revizion nga asnjë garniturë qeveritare, si që e bëri drejtori i Agjencionit për investime të huaja.

Lajme të ngjashme

Back to top button