fbpx

Ndalohet reklamim i çajeve, përveç emrit të barishtes nuk do të shkruaj se për çka shërben

Me vendim të Agjencisë për ushqim dhe veterinari, para 10 ditëve, I ‘ju ndalohet tregtarëve që në ambalazhet e çajeve të shkruan se për çfarë shërben çaji dhe cilat sëmundje mund ti shëron. Prej tani e tutje në kutin e çajit do të vendoset vetëm emir i barishtes.

Se shërojnë sëmundje do t’ju lejohet të shkruhet vetëm në ato çaje që janë të vërtetuara nga hulumtime shkencore.

“Kafja shërben për dobësim”, “pika për qarkullim më të mirë të gjakut”, “ushqime shtesë për shtypje më të ulët të gjakut”. Nga 1 janari asnjë prodhim nuk do të mund të shitet me këto reklama vetëm nëse ka ndonjë dokument të shkruar nga shkencëtarë me vërtetim se është përpunuar në ndonjë institucion të vendit apo jashtë.

Sipas agjencisë, përveç ndalesës për reklamim të barishtes shumica e këtyre prodhimeve do të largohen nga tregu sepse nuk do të fitojnë leje për shitje për shkak të mungesës së dokumenteve.

Nga gjithsej 230 kërkesa të distributorëve janë lejuar vetëm 30 ndërsa të tjerat janë në fazën e rishqyrtimit.

Edhe mediat e shkruara dhe elektronike nuk do të mund të reklamojnë ose të shkruajnë se për çfarë shërbejnë këto prodhime pa vërtetim shkencor.

Lajme të ngjashme

Back to top button