Dy muaj para zgjedhjeve, nisin presionet në terren

Deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka edhe dy muaj, por makineritë partiake tashmë është mobilizuar në terren dhe kanë nisur presionet ndaj votuesve, shkruan “plusinfo”, transmeton Portalb.

Nga OJQ Civil dhe Most, organizata këto që i përcjellin proceset parazgjedhore dëshmojnë se presionet nga shtabet partiake tashmë kanë filluar.

“Trend i njohur, bëhet korrupsion serioz politik, punësimi, subvencione, premtime, kredite, pozicione. Është rritur edhe toni kërcënues, sipas asaj që na raportojnë vëzhguesit në terren, shpërndahet teza se LSDM do ta shesë gjuhën dhe shtetit dhe se në vend do të valvitet flamuri shqiptar. Kështu krijohet ndarje në mes votuesve dhe krijohet frikë”, ka deklaruar Xhabir Deralla nga Civil.

Ai thotë se këto zgjedhje do të harxhohen shumë para.

Nga Most thonë se në rezultatet e fundit që ende po i përpunojnë, në bazë të monitorimit nga ana e vëzhguesve të shpërndarë në 80 Komuna, presione në administratë dhe sektorin publik janë shënuar në 22 komuna.

“Presione bëhen për sigurimin e sa më shumë votuesve ose prezencë në ngjarje partiake”, shprehen nga Most.

Këto lloje të presioneve shkelin dispozita të ligjeve të ndryshe: Neni 160 nga Kodi penal- liria e përcaktimit të votuesve, Neni 353 nga Kodi penal- keqpërdorimi i detyrës zyrtare, Neni 73 nga Ligji për shërbyes administrative, Neni 38 nga Ligji i të punësuarve në sektorin public, nenet 16 dhe 16-a nga Ligji për pengimin e korrupsionit dhe neni 18-b nga Kodi zgjedhor./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button