Maturantët në ethet e testimit ekstern!

Më 22 dhe 24 janar, maturantët e shkollave të mesme të Maqedonisë, që mbarojnë vitin e katërt apo të tretë në disa shkolla profesionale, do ti nënshtrohen testimit ekstern.

Maturantë të anketuar nga Portalb, thonë se janë kapluar nga ethet, fillimisht të testimit ekstern e pastaj të maturës shtetërore që i presin në maj.

‘Pyetjet edhe pse i kemi pa dhe i kemi lexuar, me të vërtetë kishte material gjithëpërfshirës, mbase dhe do të kemi sukses’ thotë Laura, maturante në Gjimnazin ‘Zef Lush Marku’.

‘Të ju them të drejtën edhe pushimin nuk e kemi bërë si duhet, kemi shumë stres, tani është vlerësimi ekstern pastaj, matura shtetërore, nuk e di sa do të kemi sukses, por kemi frikë shumë’ tha Samir V, maturant.

‘Jam përgatitur, kam lexuar vazhdimisht nga materiali, por nuk e di se çfarë pyetje do të më bien në test… Unë dhe shokët e shoqet jemi përplot stres pasi është vështirë, një herë ishte problem vetëm matura shtetërore tani edhe kjo’ tha Suat F, maturant.

‘Pyetjet i kemi pa, pyetjet ishin mirë të disa lëndëve që i kemi pasur, ndoshta do të kemi sukses por në disa lëndë që nuk kemi libra e as material, si kemi as përgjigjet’ tha Liridona Aliu, maturante.

Maturantët këtë vit për herë të parë do ti nënshtrohen këtij testimi, pasi ata të vitit të kaluar u anashkaluan nga ky proces.

Nxënësit prej klasës së tretë deri në vitin e tretë të shkollave të mesme testimit ekstern do ti nënshtrohen në fund të vitit shkollor.

Nga ana tjetër, Ministria e arsimit ka paralajmëruar dënime/shpërblime për arsimtarët.

Gjatë këtyre ditëve pritet edhe përpilimi i rang-listës së mësuesve me rezultatet më të mira dhe më të dobëta, gjegjësisht me lëshime më të vogla ose më të mëdha në notat të cilat ua kanë dhënë mësuesve. Ligji parasheh edhe shpërblime dhe dënime.

“Më së shumti deri në 20 për qind mësuesve te të cilët ka lëshime më të vogla në treguesit e marrë u rritet paga për vitin e ardhshëm për 15 për qind të pagës që e kanë pranuar dhe anasjelltas. Raporti është gati dhe së shpejti do të publikohet. Në vijim është përpunimi i analizave të paralajmëruara shtesë, që të kemi më shumë detaje për çdo lëndë në veçanti”, thonë nga MASH./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button