Gostivar, rritet numri i përdoruesve të mjeteve narkotike, prezentë edhe kokaina

Sipas të dhënave të policisë së Tetovës, në Gostivar janë të regjistruar 340 përdorues të mjeteve narkotike. Krahasuar me periudhën e mëhershme, statistikat e reja tregojnë se numri i përdoruesve të mjeteve narkotike është rritur edhe me 23 përdorues të ri.

Më së shumti që përdorin drogën janë meshkuj, gjithsejtë 317 ndërsa në këtë grup ka edhe 23 femra. Pjesa më e madhe janë të moshës nga 20-25 vjet, ndërsa janë evidentuar edhe  një numër I caktuar I të miturve që përdorin drogë.

Sipas të dhënave të shërbimeve policore ën Tetovë, është konstatuar se pjesa më e madhe marrin marihuanë, 167 veta, heroin përdorin 166 veta, ndërsa 7 persona përdorin mjete tjera narkotike.
“sipas disa vlerësimeve të bazuara në të dhëna profesionale të policisë në Tetovë, mund të supozohet se numri i përgjithshëm i përdoruesve të mjeteve narkotike në rajonin e Gostivarit është shumë më i madh”, thotë zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Sipas, Josifovskit, në rajonin e Gostivarit në kohën e fundit është prezentë edhe kokaina të cilën e përdorin persona të caktuar që kanë xhep më të thellë.
Vitin e kaluar në Gostivar janë regjistruar 16 vepra penale për prodhimin dhe lëshimin në përdorim të mjeteve narkotike.

Lajme të ngjashme

Back to top button