RDK: Debati për gjuhën, një lojë e përgatitur nga VMRO-DPMNE dhe LSDM

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se aktualizimi i zyrtarizimit të gjuhës shqipe në tërë territorin e vendit nuk është asgjë tjetër përpos një lojë mirë e përgatitur nga dy partitë maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM, me qëllim që të fusin në kurth partitë politike shqiptare, analist të ndryshëm, dhe popullatën në përgjithësi.

“Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, si dhe aktualizimi i shumë çështjeve tjerra të rëndësisë kombëtare, kanë qenë pjesë përbërëse e lojërave të ndryshme edhe më herët, jo vetëm nga partitë maqedonase, por edhe nga parti të ndryshme shqiptare. Për këtë arsye, tani është koha ku secila lojë duhet të luhet në oborrin e vet, dhe jo në oborrin e huaj, dhe të del në sipërfaqe e vërteta për të gjithë këto lojëra që janë bë në kurriz të kombit dhe fesë, që nga pavarësimi i vendit e deri më sot”, thuhet në reagimin e partisë.

RDK vlerëson se të gjitha partitë politike shqiptare, pa përjashtim, duhet të mbajnë llogari dhe të japin përgjigje për të gjitha lojërat që janë bë në emër të kombit dhe fesë, që nga pavarsimi e deri më tani.

“PPD do të duhet të japi llogari dhe përgjigje për Ladorishtën, Bit Pazarin, Aferën e armëve, dhe Iliridën; PDSH, PPD, dhe figura tjerra relevante do të duhet të japin përgjigje për ngjarjet e Gostivarit të vitit 1997; BDI do të duhet të japin përgjigje për kryengritjen e armatosur të vitit 2001; si dhe të gjithë së bashku do të duhet të japim përgjigje për Sopotin, Brodecin, Monstrën, dhe së fundmi Rasti i Kumanovës. Tani janë pjekur të gjitha kushtet që të pastrojmë të vërtetën brenda oborrit tonë për të gjitha këto ngjarje, dhe më pas të ulemi të diskutojmë me palën maqedonase për zhvillimin e vendit në përgjithësi. Për hir të paqes në vend dhe rajon, duhet njëherë e përgjithmonë dhënë fund lojërave në emër të kombit dhe fesë, sidomos në ditën ndërkombëtare të paqes. Urime të gjithë partive politike në vend ditën ndërkombëtare të paqes!”, përfundon reagimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button