Teknologjia shkon përpara: Hap i ri drejt internetit kuantum

Shkencëtarë kanadezë dhe kinezë kanë arritur në teleportimin të dhënave nga një vend në tjetër në rrjetin fiber optik pa bërë ngarkim në asnjë gjësend fizik, raporton Anadolu Agency (AA).

Në hulumtimet rezultatet e të cilave u botuan në revistën Nature Photonics, dy ekipe të ndryshme kanë teleportuar të dhëna në rrjetin fiber optik në distancë prej disa kilometrash në dy qytete.

Njoftohet se të dhënat janë teleportuar me një teknikë të ndryshme nga jo që e kemi parë në filmin serik “Star Trek” dhe se mekanizmat e përdorur gjatë hulumtimeve mund të konsiderohen si njëri nga themelet e internetit kuantum në të ardhmen.

Gjatë hulumtimit të shkencëtarit kanadez Wolfgang Tittel dhe kolegëve të tij, është teleportuar një foton në gjendje kuantum në qytetin Calgary në distancë prej 8,2 kilometrash.

Në hulumtimin tjetër, Çiang Cang dhe Cian-Vey Pan nga Universiteti i Teknologjisë dhe Shkencës në Kinë, kanë përdorur një mekanizëm tjetër për të realizuar teleportimin në rrjetin fiber optik në distancë prej 30 kilometrash në qytetin Hifey.

Teleportimi në distanca të largëta cilësohet si një hap tejet i rëndësishëm në komunikimin e sigurtë i cili premtohet nga kriptografia kuantum.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button