Durrës, destinacionet arkeologjike u vizituan nga 15 mijë turistë

Në Durrës është vërejtur shtim i numrit të vizitorëve në zonat e njohura arkeologjike të qytetit bregdetar. Zyrtarisht këtë tre mujor janë regjistruar rreth 15 mijë turistë që kanë vizituar amfiteatrin antik të Durrësit, dhe muzeun arkeologjik.

Zonat arkeologjike të Durresit kanë pritur nje numer shume te larte vizitoresh pergjate ketij sezoni turistik, që shkon mbi 15 mijë persona në 3 muaj. Kreu i drejtorise rajonale te munumenteve te kultures, Ledjon Lako shpjegon se ka pasur nje progres ne rritjen e numrit te vizitoreve që në fillim të vitit, rreth 20% më shumë se e njëjta periudhë e para një viti.
Ledjon Lako: Këta turistë kanë qenë edhe nga Europa Perëndimore të shumtë si Gjermania, Anglia, Spanja, por edhe nga SHBA.

Vënia ne fuksion i muzeut arkeologjik dhe mirëmbajtja e amfiteatrit të Durrësit, janë shfrytezuar përgjate sezonit turistik veror për të organizuar aktivitete promovuese të vlerave historiko-kulturore te Durrrësit.
Ledjon Lako: Përvec punës së mirëmbajtjes ne bëjmë edhe punë promovuese, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që kemi zhvilluar në amfiteatër dhe në muzeun arkeologjik. Mund të përmend disa si “Verë në Epidam” i cili ishte shumë i skuksesshëm gjatë 15 ditëve të gushtit. Bëmë të mundur promovimin e sitit arkeologjik dhe rritjen e i nteresit të qytetarëve ndaj tashëgimisë kulturore.

Krahas punes së përqëndruar në mirëmbajtjen e monumenteve arkeologjike-kulturore, Lako pohon se janë kryer ndërhyrje të shumta në objektet që kanë pasur të nevojshme restaurimet, Oranews.tv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button