NSA mblidhte 200 mln SMS çdo ditë

Agjencia e Sigurisë Kombëtare në SHBA (NSA) ka mbledhur dhe regjistruar rreth 200 milionë mesazhe telefonike (SMS) nga e gjithë bota, raporton media britanike.

NSA nxjerr dhe ruan të dhëna nga këto mesazhe, ndërsa spiunazhi britanik ka pasur akses në disa prej informacioneve, kanë bërë të ditur “The Guardian” dhe “Channel 4 Neës”.

Raportimi bazohet mbi informacionet e rrjedhura nga ish-kontraktori i NSA-së, Edward Snowden, dhe vjen përpara shpalljes së një politike të rëndësishme amerikane.

NSA bëri të ditur për BBC, se programi ruante “informacione të mbledhura nga SMS-të në mënyrë ligjore”. “Implikimi se mbledhja nga NSA është arbitrare apo e pafre është i rremë”, shtoi NSA. 

Presidenti Barack Obama pritet që, të premten, të shpallë ndryshimet në programet e survejimit elektronik të SHBA-ve, bazuar veçanërisht në rishikimet e aktiviteteve të NSA-së të ndërmarra këtë vjeshtë nga një panel i Shtëpisë së Bardhë.

Të enjten, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Obama kishte informuar kryeministrin britanik, David Cameron, mbi këto rishikime.

Dokumentet zbulojnë gjithashtu se organizata homologe e NSA-së në Britani, GCHQ, kishte zhvilluar kërkime në bazën e të dhënave të NSA për informacione në lidhje me njerëzit në Britani, raporton “The Guardian”.

Në një deklaratë për BBC, GCHQ tha se gjithë puna e tyre ishte “kryer në përputhje me ligjet e rrepta dhe kuadrin e kësaj politike”

Lajme të ngjashme

Back to top button