Zhernovski: Qeveria për 1 euro shiti tokë në Qendër

Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski ka deklaruar se Qeveria në mënyrë skandaloze dhe për 1 euro apo 71 denarë ka shitur tokë në Qendër të Shkupit më saktë në Vero Xhambo përballë Bankës Popullore.

Arrestimi i Mirosllav Shipoviq, sipas Zhernovskit, ishte një problem plotësues për komunën, sepse këshilltarët e VMRO-DPMNE-së nuk e kanë përkrahur iniciativën me tokën në territorin e Qendrës të udhëheqë komuna, e jo Ministria e transportit dhe lidhjeve.

„Çmimi fillestar një euro për një nga parcelat më të bukura në komunën Qendër. Në një ankand toka ishte shitur për 71 denarë. Mund të paramendoni në një qytet tjetër të fitohet parcelë për 1 euro”, tha Zhernovski.

Për ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve 2.855 metra katror tokë atraktive në qendër të Shkupit kushton gjithsej 3.296 euro.

Në këtë lokacion Shoqata për tregti dhe shërbime tregtare “Amadeus Stoun DOOEL” nga Shkupi do të ndërtojë hotel me shtatë kate me parking.

 “Amadeus Stoun DOOEL” ishte i vetmi ofrues në një ankand publik.

Lajme të ngjashme

Back to top button