Ahmeti ndryshon mendjen: Do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Ali Ahmeti ka ndryshuar mendjen, së bashku me zgjedhjet presidenciale më 13 prill, Maqedonia mund të hyjë në garën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan 24 vesti duke I ‘ju referuar një burimi pranë BDI-së.

Burimi i njëjtë thotë se ende nuk ka vendim të prerë, por thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opcion serioz.

Përveç arsyetimeve se këtë vit, për shkak të ngrirjes së procesit eurointegrues nuk mund të veprohet rreth çështjes së emrit, në Reçicë të vogël tani po përgatiten kërkesat të cilat janë në agjendën e BDI-së, zyrtarizmi i gjuhës shqipe, përfaqësimi adekuat në shtet dhe ndarja e buxhetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button