Nexhipi: Është thjesht çështje fati, fitorja s’do të vonojë

Te Korabi nuk janë aspak të kënaqur me rezultatet e arritura në tri javët e para të kampionatit. Vetëm 1 pikë nga 9 të mundshme është shumë pak për një skuadër që ka në përbërje lojtarë me eksperiencë dhe të konfirmuar në elitën e futbollit shqiptar. Për Nderim Nexhipin bëhet fjalë thjesht për një ngërc të momentit dhe fatin që nuk ka qenë me Korabin, pasi skuadra ka prodhuar lojë dhe raste por që thjesht nuk janë finalizuar me gola.

“Sigurisht që të gjithë prisnim më shumë, sepse Korabi ka prodhuar lojë dhe ka krijuar raste por ndoshta fati nuk ka qenë me ne. E rëndësishme është që skuadra arrin të krijojë sepse edhe golat do të vijnë. Në këto momente duhet pak durim dhe qetësi”, tha ai për SuperSport.

32-vjeçari i del në krah Sebino Plakut, pas 11-metërshit të humbur ndaj luftëtarit, madje shprehet i bindur se sulmuesi do të zhbllokohet shumë shpejt.

“Nuk besoj se kjo situata do të vijojë më gjatë sepse ne kemi një sulmues si Sebino Plaku që ka krijuar shumë raste. Thjesht mendoj se ka qenë pa fat dhe kur të zhbllokohet do të shënojë në vazhdimësi”.

Nexhipi e pret fitoren e parë të Korabit që në takimin e kësaj fundajve në “Selman Stërmasi” me Vllazninë.

“Unë besoj se skuadra do të zhbllokohet dhe do të dalë te fitorja madje që në ndeshen e radhës me Vllazninë. E presim këtë skuadër në Tiranë dhe duke dhënë secili më të mirën kam besim do të marrim fitoren e parë në kampionat”.

Për sfidën me kuqeblutë mbetet në dyshim për arsye fizike sulmuesi Abraham Adelaja, ndërsa mbrojtësi serb Dukic i është bashkuar grupit dhe mund të aktivizohet si zëvendësues në ndeshjen e radhës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button