Edhe 5 mln euro i duhen Shkupit për rrugët nëntokësore

Ashtu siç kishin paralajmëruar, Qyteti i Shkupit këtë vit duhet të fillon ndërtimin e rrugës nëntokësore në Shkup.

Për këtë qëllim, qyteti do të merr borxh rreth 5 milion euro. Propozim vendimi i kreut të Shkupit, Koce Trajanovski, pritet të jetë temë debate me 21 janar në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

‘Rruga nëntoksore do të fillojë nga Ura Goce Delçev tek Qeveria dhe do të përfundojë në kompliksin e bankave ku edhe ndodhet Banka popullore e Maqedonisë.Ky projekt tashmë është parashikuar në buxhetin për vitin 2014. Për fazën e parë janë siguruar 1.5 milion euro. Me dy të tretat e vlerës së projektit do të marrë pjesë Qeveria, ndërsa pjesën tjetër do ta sigurojë Qyteti i Shkupit, perms kredisë’ thonë nga sektori urbanistik i Qytetit të Shkupit.

Rruga automobilistike nëntokësore do të jetë e gjatë 1.300 metra, nga të cilët 900 metra janë nën tokë, kurse 400 metra mbi tokë. Rruga automobilistike fillon me unazë tek ura „Goce Delçev“, pastaj shkon nën tokë dhe del në afërsi të Qendrës transportuese, ku duhet të bëhet unazë në kryqëzimin e bulevardit “Krste Misirkov” me bulevardin “Koço Racin” dhe “Kuzman Josifovski Pitu’’.

Buxheti i përgjithshëm i qytetit të Shkupit vitin 2014 kap shifrat prej 82.5 milion euro, apo për 4 milion më pak se 2013-ën. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button