Fshati Gradec, vjedhësit lidhin burrin dhe gruan dhe ua marrin arin

Më datë 20.09.2016 rreth orës 1:20 në fshatin Gradec në hapësirën ndihmëse të shtëpisë, derisa SH.B (71) dhe bashkëshortja e tij A.B. (69) kanë fjetur, katër persona të panjohur të maskuar ua kanë lidhur duart dhe gojën dhe kanë kryer vjedhje.

Pasi kanë kërkuar në hapësirat e shtëpisë, kumtoi sot MPB-ja, nga A.B kanë marrë sinxhir ari, të cilin e ka bartur rreth qafës dhe dy byzulukë ari që i bartur në duar, pas çka e kanë braktisuzr vendin e ngjarjes.

Ekspertizë ka kryer ekip nga SPB – Gostivar. Po ndërmeren masa për gjetjen e kryerësve, si dhe pastrimin e tërësishëm të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button