Flasin meshkujt: Ja 10 gjërat që i adhurojnë në fytyrën e femrës

Shpesh herë femrat mendojnë se ato që duken më atraktive, mbajnë rrobe seksi dhe kanë qëndrim agresiv janë mu ato që i pëlqejnë gjinisë së kundërt. Pa të dashura femra, gaboheni! Meshkujt kanë pranuar se çfarë ju pëlqen më së shumti tek vajzat. Besoni ose jo, fjala është për fytyrën tuaj. Shikoni se si janë përgjigjur djemtë në pyetjen seçfarë u pëlqen më së shumti në fytyrën e femrës.

1.Kur ajo më shikon dhe unë ia largoj flokët butësisht

Edhe pse është pak e hiperbolizuar, sidoqoftë ky është një gjest romantik i përshëndetjes pas një nate të gjatë dhe të stuhishme. Ne këtë gjë e bëjmë natyrshëm dhe spontanisht – ashtu jemi të programuar. Rregullimi i flokëve do të thotë “më vjen mirë që kam të dashur dhe kënaqem në momente të tilla me të”.

2.Kur i paraqiten pika në fytyrë nga dielli

Disa njerëz pikat në fytyrë i konsiderojnë si të shëmtuara, por këto zakonisht janë persona vetëkritik dhe vetë kanë pika. Gjithë njerëzit e tjerë i duan. Kjo është e njejta gjë si me njerëzit që kanë flokë kaçurrela – ato që i kanë duan flokë të trejta, ndërsa njerëzit tjerë i adhurojnë dredhat e përkryera.

3.Kur gjatë leximit të ndonjë libri pa vetëdije i kafshon buzët

Kjo gjë është shumë seksi. Në fakt është ndër gjërat më seksi që femrat mund t’i bëjnë me fytyrën e saj. Nëse ndonjëherë na vëreni se si ua kemi ngulur sytë kur lexoni libër, kjo është sepse pa dashje i kafshoni buzët tuaja.

4.Kur më shikon në sy

Ndoshta është cliché, por të gjithë meshkujt duan t’i shohin femrat në sy, sidomos nëse janë të dashuruar. Madje një numër i madh i këngëve të dashurisë janë të shkruara pikërisht për sytë e femrës. Jeshile, të kaltëra, kafe? Aspak nuk ka rëndësi. Të humbasë në shikimin e saj të thellë është një përvojë e përkryer për secilin mashkull.

5.Vrimat në faqe (nga buzëqeshja)

Kjo gjë ia zbukuron ditën çdo mashkulli. Buzëqeshja dhe atë vrimat e bukura në faqe janë arsye shtesë përse ne meshkujt jemi të dashuruar në fytyrën e vajzave. Duket se askush nuk e din përse i duam këto vrima, por duhet të pranoni se janë të lezetshme.

6.Rrudhat e vogla në ballë ( nga rrudhosja e vetullave)

Nuk është fjala për rrudhat e nervozës apo vuajtjes, por kur flisni në mënyrë misterioze për diçka dhe balli juaj rrudhoset ëmbëlsisht – e kjo është një gjë shumë e lezetshme për çdo mashkull.

7.Ngërdheshjen që ajo e bën kur është e nervozuar (qoftë edhe për fajin tim)

Po, ndonjëherë me qëllim i nervozojmë vajzat, por e gjithë kjo është sepse duken të mrekullueshme kur janë të nervozuara, plus bëjnë ngërdheshje qesharake.

8.Buzëqeshja kur më sheh (veçanërisht nëse të dy kemi pasur një ditë të keqe)

Kur mendojmë për ndonjë problem ose situatë të pa lakmueshme, dhëmbët na shtrëngohen dhe na rritet shtypja e gjakut, por kur na shkon mendja tek buzëqeshja e tyre e sinqertë, gjithçka bëhet më e lehtë.

9.Shikimi që më lëshon para se ta puth

Atë shikim nuk mund ta përshkruajë asnjë fjalë dhe kjo është aryeja përse ne meshkujt duam t’i befasojmë të dashurat tona me puthje. Dhe atë tërë ditën! Ndonjëherë kjo kthehet në argëtim, ndërsa ndonjëherë edhe në romancë, një skenë e drejtuar në mënyrë të përkryer në ndonjë film romantik.

10.Faqet e vogla të theksuara

Tani e kuptojmë përse femrat i skuqin faqet e tyre me grim. Faqet e theksuara ëmbëlsisht duken shumë bukur tek çdo femër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button