Bullgaria do të ndajë 150.000 euro për ballafaqim me përmbytjet në Shkup

Ndihmë financiare prej gjithsej 300.000 leva (150.000 euro) do të ndajë Qeveria e Bullgarisë për Maqedoninë si plotësimin në ndihmë teknike dhe humanitare, të cilën Sofja e dhuron për ballafaqim me pasojat nga përmbytjet më 6 dhe 7 gusht në rajonin e Shkupit dhe Tetovës, transmetoi agjencia kombëtare bullgare e lajmeve BTA.

Siç njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë bullgare, mjetet do të paguhen në dy shuma të barabarta në llogari të Kryqit të Kuq të Maqedonisë për tejkalimin e pasojave nga përmbytjet dhe në llogari të Ministrisë për Financa për ballafaqim me dëmet materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button