Kostarikë, aktivizohet vullkani Turrialba, bllokohen aeroportet (VIDEO)

Në shtetin e Amerikës Qendrore, Kostarikë, është aktivizuar vullkani Turrialba i cili filloi të nxjerrë hi.

Zyrtarët e Observatorisë vullkanike dhe sizmike në Kostarikë njoftuan se vullkani Turrialba ndodhet rreth 50 kilometra nga kryeqyteti San Jose dhe nxjerr hi në lartësi prej 4.000 metrash.

Drejtori i Departamentit të Aviacionit Civil në këtë vend, Ennio Cubillo konfirmoi poashtu se për shkak të hirit që nxjerr vullkani, përkohësisht janë ndërprerë fluturimet në aeroportet Juan Santamaria dhe Tobias Bolanos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button