Aktori i famshëm paditet për vdekjen e ish të dashurës

Thuajse një vit pas vetvrasjes së ish të dashurës së tij, aktori Jim Carrey përballet me me padinë që e cilëson përgjegjës për vdekjen e saj.

Mark Burton, ish-bashkëshorti i së ndjerës Cathriona White, e akuzon 54-vjeçarin se ka përdorur famën dhe pasurinë e tij “të pafundme”, për t’i siguruar asaj ilaçe në mënyrë të paligjshme. 30-vjeçarja vdiq si pasojë e një overdoze prej disa ilaçeve me recetë.

Sipas padisë, Carrey i ka siguruar asaj ilaçet nën emrin e rremë “Arthur King” dhe Burton, gjithahstu pretendon se aktori i ka dërguar Cathriona-s një mesazh të frikshëm vetëm një ditë para se të gjendej trupi i saj, në të cilin “tentonte të fshihte sjelljen e tij dhe përfshirjen në vdekjen e saj”. 54-vjeçari ende nuk e ka komentuar një gjë të tillë, njofton BBC, transmeton Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button