Franca vazhdon të ndaloj bartjen e shamisë

Franca ka vendosur që të mbajë në fuqi ndalimin për bartjen e shamisë nga muslimanet pavërësisht nga një paralajmërim se ajo ka tejkaluar ligjin që kërkon neutralitet fetar në shërbimet publike.

Këshilli i Shtetit, i cili këshillon qeverinë mbi çështjet e diskutueshme administrative, tha në një analizë prej 32 faqesh që ky neutralitet nuk aplikohet për nënat të cilat përcjellin nxënësit në shëtitje të tilla si vizitat muzeve.

Ministri i Arsimit Vincent Peillon njoftoi menjëherë se ndalimi do të vazhdojë për shkak se opinioni i Këshillit tha gjithashtu se shkollat mund të vendosin rregulla të brendshme kundër veshjes fetare.

“Vendosja e ndalimit mbetet i vlefshëm,” tha ai në një komunikatë pasi analiza e Këshillit është lëshuar.

Franca ka vënë ndalimin vitin e kaluar si një nga hapat në vitet fundit për të shtrënguar edhe më shumë politikën e saj sekular. Është e ndaluar për nxënëset të mbajnë shami në shkollat publike qe 10 vite dhe në vitin 2011 ka nxjerrë ligjin që ndalon mbulimin e fytyrës në publik.

Franca e ka konsideruar edhe shtrirjen e këtij neutraliteti fetar, i cili ka kohë që është vënë si rregull në shërbimet publike, për disa biznese të tilla si qendrat private për kujdes ditor të fëmijëve.

Grupet muslimane kanë denoncuar kufijtë gjithnjë e më të rreptë në veshjen fetare duke i konsideruar si diskriminim ndaj tyre.

5 milionë muslimanë në Francë janë komuniteti më i madh në Europë.

Politika zyrtare sekulariste e Francës, produkt i një lufte të gjatë kundër Kishës Romake Katolike që përfundoi me ndarjen e kishës nga shteti në vitin 1905, mbetet një fushë politike e minuar për qeveritë dhe kritikët e tyre.

Kryeministri Jean-Marc Ayrault ra nën presionin e opozitës konservatore dhe disa socialistëve të tjerë javën e kaluar kur një raport i postuar në faqen e tij tha se Franca duhet të kthejë këtë politikë dhe të njohë “dimensionin arabo-oriental” të saj, shkruan Mesazhi.

Ai mohoi se raporti politik, pjesë e një studimi mbi mënyrat për të luftuar diskriminin, do të bëhet zyrtarë.

Gjykata e lartë administrative e Francës mbetet për të shqyrtuar në fillim të vitit të ardhshëm ankesën e një gruaje të shkarkuar nga puna e saj në një qendër private për kujdes ditor të fëmijëve, sepse ajo filloi të veshë shaminë pavarësisht se një kod i brendshëm ndalon bartjen e saj.

Këshilli i Shtetit është organi i dytë kshëllimor për të paralajmëruar qeverinë për mos tejkalim të kufijve të politikës laiciste.

“Observatori i Sekularizmit” i emëruar nga presidenti Francois Hollande në tetor ka tërhequr vërejtjen kundër një ligji të ri për të zgjeruar neutralitetin fetar disa bizneseve private, pavarësisht se kjo ide mbështetet edhe nga disa anëtarë të partisë së tij./ Express

Lajme të ngjashme

Back to top button