Hoxhë Krasniqi pas Qoses takohet me Bahtirin

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, priti sot në rezidencën e komunës për vizitë Hoxhën Dr. Shefqet Krasniqi.

Kryetari Bahtiri duke i shprehur mirëseardhje shfaqi edhe kënaqësinë e tij për këtë vizitë të Hoxhës së nderuar si dhe konsideratën e thellë që ka për të.

Dr. Shefqet Krasniqi e falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe njëherit i uroi detyrën e të parit të komunës. Ai i dha mbështetjen morale të tij dhe e stimuloi që të qëndrojë stoik në sfidat që e presin gjatë realizimit të objektivave që ka, duke lutur Allahun që t’i jap suksese e bereqet në punën e tij.

Gjatë takimit ku mbizotëroi respekti i ndërsjellë dhe konsiderata reciproke, u bisedua për gjendjen aktuale të popullatës, angazhimet dhe obligimet që e presin. 

Në fund Dr. Shefqet Krasniqi në shenjë respekti i dhuroi kryetarit disa nga librat fetar të tij.

Ditë më parë Krasniqi u takua me Rexhep Qosen. /krenaria.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button