Xavi: Guardiola nuk më la të shkoja te Bayerni

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, në një deklaratë për “El Mundo Deportivo”, ka thënë se Pep Guardiola e kishte frenuar transferimin e tij nga Barcelona në klubin bavarez në vitin 2008.
“Oferta e Bayernit ishte goxha serioze. Madje, e kam zhvilluar edhe një takim me trajnerin e Bayernit”, ka theksuar Xavi.

“Megjithatë ishte Pep, i cili më tha se nuk mund të shkoj, sepse projektin që ai e kishte në mendje për klubin sillej rreth një grupi të lojtarëve të caktuar, të cilët nuk mund të largoheshin. Ai ishte një vendim i mirë, pasi tani dëshira ime është të pensionohem te Barça”, ka shtuar Xavi. Ai po ashtu i ka hedhur poshtë zërat për një lëvizje të mundshme në ligën amerikane tek skuadra New York Red Bulls, ku luan edhe sulmuesi francez, Thierry Henry.

“Mua nuk më ka ofruar askush asgjë. Unë nuk di asgjë për interesimin e New Yorkut. Henry nuk më ka telefonuar dhe nuk kam biseduar me të. Madje, unë nuk e kam as numrin e tij të telefonit”, ka nënvizuar Xavi.

Lajme të ngjashme

Back to top button