Interi gati të transferon Berishën!?

Transferimet e radhës për Interin mund të vazhdojnë me blerjen e sulmuesit kosovar, Besart Berisha. Sulmuesi që po shkëlqen në Australi te Brisbane Roar ka tërhequr vëmendjen e gjigandit italian për ta transferuar në janar.

Mediat australiane shkruajn sot se Berisha po e mendon rikthimin në Evropë për shkaqe familjare dhe se Inter është skuadra që e dëshiron në skuadër.

Agjentët e Interit thuhet se e kanë përcjellur Berishën nga afër në ndeshjen e fundit kampionale në Australi dhe se këtë javë pritet oferta e parë zyrtare për të.

Lajme të ngjashme

Back to top button