Për “Shën Ilija” nënshkruan ish drejtorë shqiptarë

Portali MKD.MK pretendon se ka dokumente që tregojnë nënshkrime të ish drejtorëve shqiptarë që kanë dhënë pëlqimin për emrin e teleferikut “Shën Ilija”, shkruan sot ky portal.

Nga Elem Turs që është përgjegjës për qendrën rekreative thotë se ato vetëm i kanë rregulluar shenjat e dëmtuara me qëllim që t’ju mundësojnë kushte më të mira turistëve.

Siç informojnë nga Elem Turs thonë se kanë rregulluar por nuk kanë ndryshuar emrat e teleferikut dhe tabelave udhërrëfyese.

Ato shprehen të befasuar nga reagimi i organizatave. Emri i teleferikut Shën Ilija egziston që nga viti 1998 dhe nuk kuptojmë këtë reagim, thonë nga Elem.

Nga kompania hedhin poshtë pretendimet se është bërë tentim për provokim dhe apelojnë që të mos keqpërdoret renomeja e një nga qendrat më të njohura të skijimit për poena politike. 

Ndryshe, Shoqata Joqeveritare Zgjate Dorën është kërcënuar me protesta nëse brenda 30 ditëve komuna e Tetovës nuk merr masa konkrete për ndryshimin e emërtimeve kontestuese në Kodrën e Diellit.

Lajme të ngjashme

Back to top button