LSDM nuk do president konsenzual

Partia e Zaevit ka përsëritur qëndrimin se nuk do të përkrahë asnjë kandidat të propozuar nga partitë e tjera dhe do të dalë me kandidat të sajin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, pavarësisht përpjekjeve të BDI-së për kandidat konsensual.

 “Ne mundohemi, punojmë në parti që të propozojmë një kandidat i cili do të ishte president i vërtetë i Maqedonisë, që ka vizion për ardhmërinë e Maqedonisë, kandidat që do të mund të sigurojë stabilitet përmes personalitetit të presidentit”, deklaroi Oliver Spasovski, deputet i LSDM-së.

Ndërkohë, ndryshimet me konsensus të Kodit Zgjedhor kanë ri-aktualizuar çështjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. LSDM-ja amnistohet nga ideja, duke thënë se zgjedhjet varen më së shumti nga partitë qeveritare VMRO-BDI. 

Lajme të ngjashme

Back to top button